Sport Ndërkombëtar

James nuk po i zgjidh dot problemet e Lakers

Lakers mposhten nga Peacers

LeBron James nuk po mundet ta bartë në supe i vetëm – tërë skuadrën.

Los Angeles Lakers nuk po arrijnë asesi të këndellen.

Lakers janë mposhtur edhe nga Indiana Peacers – në udhëtim, me rezultat 111-104.

Ani pse ishin favoritë në letër, ekipi nga Los Angelesoi nuk arriti asesi të shënonte fitore.

Edhe në këtë takim, i jashtëzakonshëm ishte “King James”, por kjo nuk mjaftoi.

Lakers blow 15-point lead to fall late to Pacers - Los Angeles Times
Momente nga takimi

37 vjeçari – shënoi 30 pikë, pesë asistime dhe bëri 12-të kërcime – për të dëshmuar që ende është një nga më të mirët e këtij sporti.

Paraqitje të mirë patti edhe Talen Hortor – Tucker, që kontriboi me 20 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Në anën tjetër, të Peacers më i miri në parket ishte Caris Leavert. Ai shënoi 30 pikë, asistoi dy herë dhe regjistroi tetë kërcime.

Një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Domantas Sabonis, i cili arriti të bënte 20 pikë, dhjetë kërcime dhe 12-të asistime.

Deri më tani, Lakers kanë arkëtuar 22 fitore, janë mposhtur 23 herë dhe gjenden në vendin e tetë të Konferencës Perëndimore.

Tabela e Konferencës Perëndimore

Përkundër fitores, Peacers po kalojnë formë të dobët dhe gjendet në vendin e 13-të – në Konferencën Lindore.

/Shqip.com

Tabela e Konferencës Lindore