Sport Ndërkombëtar

James nuk heq dorë nga Kupa e Botës

Reece James e ka pranuar se rikuperimi i tij nga lëndimi po shkon ngadalë, por ai ka ende shpresë që do të jetë pjesë e skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës 2022.

James është në garë me kohën për t’u përgatitur për Kupën e Botës, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju kundër AC Milan në Ligën e Kampionëve më 11 tetor.

22-vjeçari fillimisht u përjashtua për tetë javë nga Chelsea, por mbrojtësi u zotua të bëjë gjithçka që mundet për tu rikthyer më herët.

“Më duhet të vazhdojë të punoj shumë gjatë javëve të ardhshme dhe të shoh se ku jam në ditën e thirrjes. Do të përpiqem dhe të mos e përjashtoj veten. Është ende e ngadaltë dhe në fazat e hershme. Unë kam qenë në rehabilitim për dy javë, kështu që ende po e marr atë ditë pas dite. Stafi mjekësor i Chelseat nuk më ka dhënë një përqindja e mundësisë sime për t’u rikthyer në Kupën e Botës. Kjo varet nga mënyra se si ndihem më afër kohës dhe sa e qëndrueshme është,” tha ai për The Sun.

Lëndimi i James është një problem për menaxherin e Anglisë, Gareth Southgate, pasi mbrojtësi i Chelseat do të kishte qenë në skuadër dhe gjithashtu një titullar i mundshëm për “Tre Luanët” në Katar.

Southgate gjithashtu mund të jetë pa një tjetër mbrojtës të djathtë, Kyle Walker, për turneun pasi mbrojtësi i Manchester City është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në ijë.

/Shqip.com