Rozë

“Jam ndjerë shumë keq kur kam dëgjuar Shotën…”, për çka e ka fjalën motra e Arta Selimit?

Motra e Arta Selimit, Aida ka treguar për fëmijërinë që kanë kaluar ato.

Ajo ndër të tjerave në “Big Talk” ka folur edhe për qëndrimin e motrës në Big Brother dhe gjuhën që ka përdorur aktorja, Shota Bajraliu për të.

Sipas saj aq e rëndë ishte gjuha saqë produksioni nuk i nxori disa pjesë që ta mbrojë Artën duke e kursyer nga fjalët e saj.

“Jam ndjerë keq kur kam dëgjuar komentet e Shotës kundrejt Artës, po më befason Shota kur po thotë që produksioni po më nxjerrin keq sepse përkundrazi mendoj që produksionit i ka ardhur pak marre me publiku gjithcka që ka thënë Shota sidomos për Artën, ka qenë një fjali kur ka thënë psh. “jo me fizikun e saj kurrë s’mund të bëhet mami” a p’e din ka qenë tepër e rëndë; dhe mendoj që produksioni ndoshta kanë dashur pak ta kursejnë Artën që mos ta dëgjojë këtë gjë”, tha ajo.

Ndryshe, Arta është një nga aktorët më të njohura në Kosovë.

/Shqip.com