Sport Ndërkombëtar

Jake Paul synon të bëhet pjesë e MMA

Jake Paul

U bë i njohur si Yotuber, por sportet luftarake po e tërheqin çdo ditë e më shumë.

Jake Paul – dëshiron që të bëhet pjesë e MMA.

Ai beson se mund të performojë në një nivel të lartë në MMA dhe shprehu dëshirën e tij për t’u trajnuar nga “Team Khabib”.

“Unë nuk e kuptoj pse, nëse mund të bëj boks në këtë nivel të lartë, nuk mund të bëj MMA në këtë nivel të lartë. Unë dua  të shkoj të stërvitem nga Javi Mendez, Team Khabib. Kjo është kaq. Ata janë në rënie, 100 për qind. Më duhet të shkoj 10-0 ose 12-0 në boks fillimisht dhe më pas do ta godas atë luftë MMA”, tha ai për ESPN.

Jake Paul – Woodley, foto nga meçi i fundit

Ndërkohë, ish-kampioni i UFC në peshën e lehtë, Tyron Woodley nuk beson se Paul mund të ketë sukses në MMA.

“Ai është një një gënjeshtar. Le ta bëjmë atë, atëherë. Dëshironi të bëni një bast? Le të bëjmë një bast.

Ju dëshironi të luftoni MMA, ejani dhe më luftoni. Erdha ta boksoja. U ngjita në një klasë të peshës e gjysmë. Ejani në MMA, ne do të luftojmë në peshën e mesme dhe do ta shihni vërtet se çfarë është”, u shpreh Woodely.

Paul tashmë ka një seri fenomenale në boks. Ai ka zhvilluar pesë ndeshje dhe humbja është fjalë e panjohur për të, pasi i ka fituar të gjitha.

Së fundmi, 26 vjeçari e kishte mposhtur Tyron Woodley me nokaut./Shqip.com