Sport Ndërkombëtar

Jake Paul: Mayweather është “i falimentimetuar”

Logan dhe Floyd

Youtuberi ka thënë fjalë mjaft të forta për ish-kampionin e boksit.

Jake Paul ka sugjeruar që superylli i boksit Floyd Mayweather nuk e ka paguar vëllain e tij për ndeshjen e tyre ekpozitë.

Kjo pasi sipas tij, Floyd është i ‘falimentuar’.

(Foto: Getty Images) Dueli Floyd – Logan

“Floyd Mayweather është i falimentuar. E kam thënë gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se ai ndoshta e shpenzoi atë për vajzat që paguan për të qenë pranë tij”, tha Paul në një intervistë për Rob Moore.

Vëllai i tij i madh, Logan, zgjati plot tetë raunde me amerikanin në ndeshjen që u zhvillua më shumë se një vit më parë, për të cilën akuzoi se ai nuk është paguar akoma plotësisht.

Ky pretendim është mohuar nga Mayweather, por Jake e ka mbështetur argumentin për të vëllain me komentet e tij që sugjerojnë se legjenda e boksit ka humbur pasurinë e tij prej 1 miliard eurosh.

Këto komente vijnë pasi Logan hyri në Instagram në fillim të këtij muaji për të marrë një vështrim në lidhje me Mayweather në përvjetorin e parë të betejës së tyre.

(Foto: Getty Images) Logan Paul

Ai tha: “Sot, një vit më parë, u ndesha me ‘Moyd Fayweather’. Ai është i vështirë për t’u goditur, por edhe më i vështirë për të mbledhur para. Me kë duhet të luftoj më pas?”.

Përndryshe, Mayweather pritej të fitonte 55 milionë euro nga lufta, kurse Logan nga ana tjetër që do të merrte 15 milionë sosh.

Floyd megjithatë i ka hedhur poshtë pretendimet e YouTuber-it amerikan si “gjepura”, ndërsa pretendon gjithashtu se Paul ka kërkuar që dyshja të kenë një ri-meç që atëherë. /Shqip.com