Sport Ndërkombëtar

Jake Paul e injoron Tommy Furyn – thotë se ai nuk e meriton të përballet me të

Jake Paul

“Nuk dua të luftoj me të, ai nuk e meriton”, këto ishin fjalët e që Jaul Paul i tha në drejtim të Tommy Fury.

I ftuar së fundmi në podcastin “Boxing with Chris Mannix”, Paul hodhi poshtë idenë e riplanifikimit të ndeshjes së tij të rezervuar më parë me Fury.

Paul, madje nuk e konsideroi Tommy-n të denjë për luftë dhe tha se më mirë do ishte sikur të boksonte kundër kushëririt të tij, Tyson Furyt.

“Më mirë do të luftoja me Tyson [Fury]. Do të doja që Tyson të zbriste në peshën kruiser dhe kjo do të ishte një luftë më e madhe. Kështu që më mirë do të luftoja me Tyson ose babanë e tij. Babai i tij, John, bëri një punë më të mirë për të promovuar luftën sesa Tommy. Kështu që unë do të luftoja me vëllain ose babin e tij përpara se të luftoja me Tommy-n”, u shpreh ai.

Jake Paul defeats Tyron Woodley to remain unbeaten - Los Angeles Times
Jake Paul

Paul po ashtu  u shpreh i hapur për t’iu përgjigjur sfidës së ish-kampionit të peshave të mesme në WBC, Julio César Chávez Jr. (53-6-1, 34 KO).

“Eshte interesante. Më pëlqen shumë ai luftim, sepse i bën të heshtin kritikët. Ai ishte një ish-kampion bote dhe e di që mund ta mposhtja.

“Kështu që unë dua të luftoj një boksier të vërtetë dhe do ta bëj. Vetëm kini pak durim”, shtoi 24 vjeçari.

Youtuberi i njohur ka një seri fenomenale në boks. Ai ka zhvilluar pesë ndeshje dhe humbja është fjalë e panjohur për të, pasi i ka fituar të gjitha.

Së fundmi, ai e kishte mposhtur Tyron Woodeley me nokaut. /Shqip.com