Kulturë

Jaho dhe Kajtazi, sopranot e suksesshme shqiptare

Dy sopranot shqiptare, Ermonela Jaho dhe Elbenita Kajtazi, kanë marrë çmime prestigjioze në operat botërore.

Çmimi “Artiste e vitit 2023” i ndarë nga Classical Music Aëards, iu delegua sopranos Ermonela Jaho, me arsyetimin “Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, ajo mahnit me estetikën e saj të pastër vokale.”

Ndërkaq, siç njofton Ministria e Kluturës, Rinisë dhe Sportit, i artë ishte edhe debutimi në Opéra-Comique në Paris i sopranos Elbenita Kajtazi.

Aria e saj “Unë them se asgjë nuk më tremb”, interpretuar me ndjeshmëri të madhe dhe një zë të kthjellët me nota të larta rrezatuese, i dha asaj një duartrokitje të gjatë nga publiku. Kështu thuhet në njërën nga shumë kritikat e publikura në shtypin francez kushtuar punës, përkushtimit dhe talentit të Kajtazit.

/Shqip.com