Lajme

Jahjaga pritet në takim nga Escobari

Atifete Jahjaga, ish-Presidentja e Kosovës, ka njoftuar se është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Jahjaga ka thënë se Escobar e ka njoftuar në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut, derisa shton se ajo i ritheksoi Escobarit domosdoshmërinë që të gjitha zgjidhjet në dialog të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke.

“E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, roli i së cilave është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin tonë. Njëherit ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke”, ka shkruar Jahjaga.

/Shqip.com