Sport Ndërkombëtar

Jadon Sancho ende i “padukshëm” në “Teatrin e Ëndrrave”

Jadon Sancho ende nuk ka shënuar gol për Unitedin

Në Manchester United erdhi si transfer “bombë”, por paraqitjet e tij në fushën e gjelbër janë ende larg prej pritshmërive.

Jadon Sancho ende nuk e ka gjetur rrugën për te goli i parë me “Djajtë e Kuq”, ani pse ka zhvilluar 10 ndeshje me ta.

Sulmuesi anglez, duket që po ka probleme të përshatet në ritmin e lojës së Unitedit dhe nuk po mundet të lë shenja në lojë.

Ai, nuk ka mundur që as të regjistrojë ndonjë asistim, ani pse ato janë “arma” e tij më e fortë.

Jadon Sancho handed Man Utd warning with 'big man' on the mend
Jadon Sancho

Me rikthimin e Marcus Rashford nga lëndimi, Sancho mund të mbetet shumë lehtë në bankën rezervë.

Rashford shënoi gol menjëherë në ndeshjen e parë, të shtunën ndaj Leciesteri-t, ndërsa formë të lartë po kalon edhe Greenwood. Pra, Sancho është i vetmi në këtë repart që është jashtë forme, ndërsa Ronaldo mbetet i “paprekshëm”.

Ai “zbarkoi” në “Teartrin e Ëndrrave” gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa për kartonin e tij, Manchester United i pagoi Dortmundit, 100 milionë euro./Shqip.com