Rozë Ndërkombëtar

Ky është tatuazhi i çuditshëm i Demi Lovatos

Demi Lovatos

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato, pasi shfaqi veten si jo binare në vitin e kaluar, duket se ka vendosur të bëjë disa ndryshime në trupin e saj.

Pas rruarjes dhe prerjes së shkurtë të flokëve të saj, ajo së fundmi ka çuditur fansat e saj me një tatuazh shumë të pazakontë.

Këngëtarja postoi një foto në Instagram Story të shtunën për të treguar tatuazhin e saj të ri, një merimangë të madhe të zezë në anën e kokës së saj të prerë.

Tatuazhi u bë nga artisti i famshëm i tatuazheve Dr. Woo, i cili ndau një seri fotosh në Instagram Story.

Mirëpo fansat e saj nuk po e pëlqejnë këtë zgjedhje të saj.

Ata po e quajnë të çuditshme, madje edhe të tepruar duke marrë parasysh vendin ku është bërë tatuazhi.

Mirëpo këngëtarja nuk ka kthyer përgjigje për asnjë koment negativ pasi ajo kohën e fundit është kthyer në rehabilitim për varësitë e saj. /SHQIP.com