Rozë

Ja si dukej Loredana kur ishte protagoniste në klipin e Yll Limanit

Sot ajo është ndër reperet emri i të cilës përmendet krahë rep artisteve me famë botërore.

Flasim për Loredana Zefin, e cila para pesë vitesh ishte e panjohur për publikun shqiptar.

Mirëpo, Loredanën kemi pasur mundësinë ta shohim si protagoniste në klipin e Yll Limanit.

Ajo ka qenë protagonist në klipin “Kom dal me pi”, projekt ky i lansuar më 2017.

Në një video e cila është bërë virale në rrjetin social TikTok, janë shpërndarë së fundmi sekuenca, ku reperja Zefi mund të shihet në klipin e Yllit.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga disa të rinj të tjerë, ku kanë realizuar disa skena të cilat i përshtaten tematikës së këngës.

Loredana më pas mori emër falë lidhjes me reperin Mozzik, ku më vonë edhe vijoi debutimi i saj në muzikës.

Përveç këngëve shumë të suksesshme në shqip, ajo ka edhe plot këngë të nxjerra për tregun gjerman dhe zviceran – që gjithashtu kanë rezultuar të suksesshme./Shqip.com