Rozë Ndërkombëtar

Ja sa kushtojnë syzet e Kim Kardashian që “çmenden” fansat

Kim Kardashian

Kim Kardashian edhe një herë ka vërtetuar se ajo është mbretëresha e modës dhe trendëve të ndryshme duke befasuar fansat me një palë syze dielli me gëzof dhe një kuletë dore.

Duke vazhduar me periudhën e saj të veshjeve tërësisht me ngjyrë të zezë, nëna e katër fëmijëve u kombinua në Balenciaga kokë e këmbë.

Ajo veshi Knotted Crepe Top (1,390 dollarë) dhe Pantaleggings me material elastik të zi (2,850 dollarë).

Por, aksesorët e saj kanë marr po ashtu një vëmendje të madhe.

Kardashian vuri syze dielli Balenciaga  me gëzof në ngjyrë të zezë (1,150 dollarë), dhe i kombinoi ato me çantën prej lëkure Hourglass XS Shearling-Effect (1,890 dollarë).

Syzet e diellit me gëzof po hutojnë 258 milionë ndjekësit e Kardashian në Instagram.

“Epo, tani i dua dhe unë”, komentoi një person.

Një tjetër përdorues i mediave sociale më pak i impresionuar shkroi: “Ajo duket si një merimangë”.

Mirëpo, Kim vërtetoi se ajo mund të vesh gjithçka dhe prapë të duket si një yll i vërtetë! /Shqip.com