Sport Ndërkombëtar

Ja Morant i dhuron fitoren Memphisit

Memphis Grizzlies

Pesë ndeshje kanë kaluar, por akoma nuk është siguruar bileta për në fazën e dytë të play-offit.

Memphis Grizzlies – ka shënuar fitore të ngushtë në udhëtim te Minnesota Timberwolves – me rezultat të ngushtë 109-111.

Basketbollisti më i dalluar te Grizzlies ishte pa asnjë dyshim Ja Morant, i cili shënoi 30 pikë, asistoi nëntë herë dhe bëri 120-të kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe Desmond Bane – që realizoi 25 herë, teksa ndihmoi edhe me një asitim e pesë kërcime.

Ndërsa, te skuadra vendase – statistika të mira regjistroi Karl-Anthony Towns: 28 pikë, një asistim dhe 12-të kërcime.

Momente pas fitores

Me këtë fitore të Memphis rezultati total i ndeshjeve shkon në 3-2 në të mirë të kësaj skuadre dhe janë vetëm një triumf larg nga kualifikimi tutje.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar, Phoenix Suns triumfoi në udhëtim te Neë Orelans Pelicans – me rezultat 97-112. /Shqip.com