Rozë Ndërkombëtar

Ja me cilën këngëtare shqiptare do të bashkëpunojë Rita Ora

Pas martesës me regjisorin e famshëm, Rita Ora duket se nuk po anashkalon dhe karrierën e saj në muzikë.

Duket se ajo i është kthyer punës në studio. Madje, thuhet se Rita po punon për albumin e radhës me shumë emra ndërkombtarë.

E një ndër këta emra është dhe këngëtarja shqiptare Ava Max.

Një burim tha se ajo po bashkëpunon me një artiste tjetër të famshme.

Rita Ora- Ava Max

“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe me Noah Cyrus”, tha burimi.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi është një këngëtare mjaft e njohur.

Për detaje të tjera rreth albumit, nuk kanë dalur akoma, mirëpo pritet që dueti mes dy këngëtarëve shqiptare të dalë këto kohë. /SHQIP.com