Lajme

Ja kur do të dalin pensionet me 100 euro shtesë për pensionistët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot do të dalin pensionet dhe shtesat prej 100 eurosh.

Pagesat janë paraparë që të dalin dje, por arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.Arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi” thuhet në njoftim.

Pagesat pritet që të ekzekuton gjatë paradites.

/Shqip.com