Lajme

“Ja dham një grusht qershi kryeministrit të skutave”- PSD e gjuan me qershi Kurtin

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë gjuajtur me qershi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Zëdhënsja e PSD-së, Natyra Kuçi tha se këtë e kanë bërë derisa Kurti po hynte nga një derë e fshehtë në Qeveri.

“Ja dham një grusht qershi Kryeministrit të skutave, teksa po hynte nga dera e fshehtë!”, shkroi Kuçi në Facebook.

Partia Socialdemokrate ka realizuar një aksion përpara Qeverisë së Kosovës nën moton “Një grusht qershi për kryeministrin”.

Qershia janë hedhur në derën kryesore përpara Qeverisë së Kosovës nga aktivistet dhe nga vetë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Një grusht qershi për kryeministrin”- PSD me aksion para Qeverisë – SHQIP.com

Molliqaj tha se qershitë i kanë sjellë për faktin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ‘hëngër’ fjalët e tij me marrëveshjen e mbrëmshme.

“Në marrëveshjen ë mbrëmshme, kryeministri e ka pranuar edhe Asociacionin dhe krejt këto janë në kuadër të qasjes së tij për të mashtruar me opinionin publik dhe për ta dëmtuar atë. Kryeministri i ka hëngër të gjitha fjalët e tij sikur fabula që është për qershitë. Ne besojmë që qershitë duhet t’i han kryeministri dhe dëmet nuk duhet ti ketë populli”, tha Molliqaj.

Tutje, Molliqaj tha se plani franko-gjerman nuk parasheh njohjen e Serbisë për Kosovën.

/Shqip.com