Ja çfarë nisme ka marrë Hong Kongu për nxitjen e turizmit
Hong Kongu ka marrë një nismë të re në mënyrë që të tërheqë turistë në rajon. Bëhet fjalë për shpërndarjen e 500 mijë biletave falas.
Provinca ka rikthyer kufizimet e udhëtimit Covid-19 në muajt e fundit duke përfshirë izolimin e detyrueshëm pas mbërritjes në vend.
Nëpërmjet kësaj nisme, Hong Kongu shpreson të rikthehet fuqishëm të sektorin e turizmit dhe ekonomisë. Administrata do të shpërndajë biletat falas me kosto 250 milionë euro.
Drejtori ekzekutiv i Bordit të Turizmit në Hong Kong, Dane Cheng në një intervistë për BBC në tetor, ka thënë se biletat fillimisht ishin blerë për të mbështetur linjat ajrore gjatë pandemisë.
Dje, shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, nisi fushatën prej 2 miliardë dollarësh të quajtur “Përshëndetje Hong Kong”, me dhënien e biletave të fluturimit duke filluar më 1 mars.
Hong Kongu priti 56 milionë vizitorë në vitin 2019, shtatë herë më shumë se popullsia e tij përpara fillimit të pandemisë. Por, kufizimet e tij të rrepta për Covid-19 i kanë mbajtur vizitorët larg gjatë tre viteve të fundit, duke shkatërruar sektorin e turizmit dhe ekonominë e tij.
Si do të funksionojë skema e biletave falas në Hong Kong?
Dhuratat do të shpërndahen më 1 mars dhe do të zgjasin për rreth 6 muaj.
Biletat falas do të shpërndahen nga linjat ajrore me bazë në Hong Kong me bazë në Hong Kong Cathay Pacific, HK Express dhe Hong Kong Airlines, sipas Fred Lam Tin-fuk, shefi ekzekutiv i Autoritetit të Aeroportit të Hong Kongut.
Turistët do mund të shijojnë gjithashtu oferta speciale dhe kupona në qytetet e Hong Kongut.
/Shqip.com