Kulturë

J-Hope artisti i parë i BTS që do të publikojë albumin solo

Të shtunën, më 25 qershor, Big Hit zbuloi detaje të albumit dhe këngës solo të ardhshme të J-Hope.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe J-Hope në llogarinë e tij në Instagram, ku ka postuar një video me anë të cilës ka treguar edhe emrin e albumit.

Detajet vijnë pasi Hybe njoftoi për herë të parë në mes të qershorit se J-Hope do të ishte i pari i grupit që do të publikonte projektin e tij solo.

Përveç të qenit anëtari i parë i BTS që publikoi albumin e tij solo, u njoftua më 7 qershor se J-Hope do të jetë në skenën kryesore në Lollapalooza më 31 korrik.

Ai do të jetë artisti i parë nga Korea Jugore, që performon në një festival të muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.