Lajme Botë

Izraeli emëron ambasadorin në Kosovë

Kosovë-Izrael.

Izraeli ka emëruar të martën Tamar Ziv si ambasador i ri në Kosovë, transmeton Shqip.com.

Përmes njoftimit, Ministria e Punëve të Jashtme të Jerusalemit ka njoftuar se ka emëruar shtatë ambasadorët e rinj, raporton Jerusalem Post.

Ndërkaq, përpos në Kosovë, Izraeli ka emëruar ambasadorët e rinj edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë, Norvegji, Hungari, Kolumbi e Vietnam.

Ndryshe, Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike para disa muajsh, në bazë të Marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Uashington.

Njëri nga kushtet për njohje të Kosovës nga Izraeli dhe për vendosje të marrëdhënieve diplomatike, ka qenë që ambasada e Kosovës të hapet në Jerusalem./SHQIP.com