Lajme Botë

Izraeli bombardon në Gaza shtëpinë e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh

Një avion luftarak izraelit goditi shtëpinë e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili jeton në Katar. Banesa u sulmua në Rripin e Gazës gjatë natës.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se shtëpia “është përdorur si infrastrukturë terroriste dhe, ndër të tjera, si një vend takimi për zyrtarët e lartë të organizatës”.

Ushtria izraelit ka publikuar pamjet që tregojnë sulmin ajror.

Hamasi ka thënë më parë se IDF goditi dy shtëpi që i përkasin Haniyeh dhe familjes së tij, por ky është sulmi i parë i konfirmuar nga ushtria.

/Shqip.com