Lajme Botë

Izraeli bombardon Hezbollahun, dërgohen raketa edhe drejt Sirisë

Tensionet mbeten të larta në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, teksa Sky News ka raportuar se ka pasur dhunë në vendet fqinje të Izraelit po ashtu, përveç Gazës.

Për herë të dytë që nga fundjava, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë pohuar se kanë dërguar një helikopter dhe tanke për të sulmuar objektivat e Hezbollahut në Liban.

“Pak kohë më parë, një avion luftarak dhe tanke të IDF-së goditën një pikë nisjeje të Hezbollahut me armë dhe infrastrukturë terroriste,” thuhej në një përditësim zyrtar.

IDF tha gjithashtu se kishte kryer një numër sulmesh në territorin libanez më herët sot në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut. Po ashtu IDF ka kryer sulme të ngjashme në Siri pasi ka zbuluar objektiva kundërshtare edhe në atë territor.

/Shqip.com