Lajme Botë

Izraeli, 240 mln euro për rindërtimin zonave në kufi me Gazën

Kufiri Izrael-Gaza
Kufiri Izrael-Gaza

Qeveria izraelite do të ndajë 1 miliard Shekelë të rinj (rreth 240 milionë euro) për rehabilitimin e komuniteteve izraelite në kufirin jugor me Gazën.

E ashtuquajtura Administrata Tekuma (Rilindja) do të drejtohet nga gjenerali rezervist Moshe Edry, i cili do t’i raportojë drejtpërdrejt kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Periudha fillestare e aktivitetit të saj do të jetë pesë vjet dhe do të kualifikohet për financim të mëtejshëm.

Agjencia do të fokusohet në zonat e shkatërruara nga sulmi terrorist i Hamasit të 7 tetorit, duke përfshirë Sderot dhe rrethinat e tij, dhe komunitetet brenda këshillave rajonale të Eshkol, Hof Ashkelon, Sdot Negev dhe Shaar HaNegev.

Ndër prioritetet e saj, Administrata Tekuma do të punojë për të forcuar jetën e komunitetit, për të rindërtuar fizikisht zonat e shkatërruara, për të përmirësuar besimin në qeveri, për të ringjallur aktivitetin ekonomik dhe bujqësor dhe për të shërbyer si një “përgjigje e unifikuar qendrore” për komunitetet e prekura jugore.

Agjencia u miratua sot nga Komiteti Ministror për Çështjet Sociale dhe Ekonomike.

/Shqip.com