Izmir Zeqiri hyn në zyrën e Kryetarit në Komunën e Zubin Potokut
Publikuar:
(26.05.2023 15:52:29)

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë në stacionin policor atje, tashmë ka dalë jashtë tij.
Ndërkohë, te ndërtesa e Komunës së Zubin Potokut, policia e ka bërë pastrimin e terrenit, duke larguar qytetarët që më parë kishin bllokuar hyrjen.
Edhe në Zubin Potok janë dëgjuar krisma, ndërkaq Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për ta shpërndarë turmën.
Turmat e njerëzve u mblodhën para komunave veriore, pasi në qytete u dëgjuan sirenat.
Zakonisht, në katër qytetet veriore, sirenat lëshohen nga strukturat që thërrasin qytetarët për të dalë në rrugë.
/Shqip.com