Ivanisheviq: Burri që ishte në makinë me mua më tha se do të më ndodhë e njëjta gjë si Begoviqit
Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Dragan Ivanisheviq tha se pjesëtari i UÇK-së i cili ishte në makinë me të i kishte thënë që të mos ketë frikë sepse do t’i ndodhë e njëjta gjë sikur personit Misho Begoviq.
“Ndërsa unë po vozitja makinën time, ishte ulur pran meje. Ndër pyetjet që ai me beri me tha që ‘mos ki frikë’ do të ndodhi siç ndodhi me Misho Begoviqin”, tha Ivanisheviq.
Ndërsa, për Begoviqin, Ivanisheviq tha se ishte rrëmbyer nga UÇK-ja dhe ishte liruar me ndihmën e OSBE-së.
“E di, e dija që ai ishe liruar me ndihmën e OSBE-së. 3 ditë ose 4- 6 ditë pasi ishte rrëmbyer. Kjo ishte edhe në televizion”, tha Ivanisheviq.
Dëshmitari tha se me Begoviqin ishin takuar pasi ai ishte liruar.
“Nga çfarë tha ai më vonë kur u takuam, ajo se çfarë mu krijua mua si përshtypje ai nuk e dinte se ku ishte ndaluar vetëm se kur e kishin liruar e kishin sjellë diku afër fshatit të vetë, afër Qyqavicës”, tha ai.
Tutje, dëshmitari tregoi se çfarë i kishte thënë Begoviq pasi ishte liruar nga UÇK-ja.
“Po. Ai tha që e kishin marrë disa burra nga UÇK-ja, madje e njihte dikë që e kishte marrë atë në pyetje, në bazën e UÇK-së nga Vushtrria. Nuk ma ka përmendur emrin, ndoshta edhe ma ka përmendur, por mua nuk me kujtohet ky person. Misho duhet të jetë ndonjë shkurtim emri ose një nofkë. Neve i drejtohemi dikuj si ‘Misho’ në qoftë se e ka emrin e plotë Millosh ose Milovan, nuk ia di emrin e plotë. Ia njohë të birin e njoh atë nga pamja, nga fytyra, njoh gjithashtu edhe të afërmit e tij”, tha tutje dëshmitari, raporton Betimi për Drejtësi.
Ai tha se në kohën kur ishte në makinë me këtë pjesëtarin e UÇK-së, iu krijua përshtypja që ky i fundit nuk kishte asgjë në dorë.
“Ai me pyeti ndër të tjera për kushëririn tim. Me dha përshtypje se kishin punuar diku bashkë. Me pyeti se ku po punon ai tani. Më pas ai donte të me qetësonte, me tha mos u shqetëso, do të bëjmë të njëjtën gjë si Begoviqi. Mua mu kriju përshtypja sikur ai nuk kishte asgjë në dorë, këtë e thash duke u mbështetu në zërin që kishte apo tonin që përdorte deri sa fliste me mua”, tha ndër tjerash dëshmitari.
/Shqip.com