Ivan Koljevic – asistuesi më i mirë në sezonin vjeshtor
Të tjerët shënojnë, ai “gatuan” topa.
Ivan Kolkevic është asistuesi më i mirë në elitën e basketbollit kosvar – për sezonin vjeshtor, sipas statistikave të nxjerra nga FBK-ja.
Ai ka regjistruar një mesatare prej 8.3 asistimeve për ndeshje – duke qenë ndër pikat kyqe të Prizrenit 16.
Koljevic ishte i jashtëzakonshëm, por jo edhe skuadra nga Prizreni, e cila gjendet në vendin e katërt, me nëntë fitore dhe pesë humbje.
Edhe vendi i dytë është i zënë nga një basketbollist i huaj, më saktësisht nga Turqia.
Illter Erdem, që luan si organizator te Peja – ka regjistruar një stastisikë prej 7.3 asistimeve për takim.
Lista e plotë e basketbollistëve me më së shumit asistime në sezonin vjeshtor:

Ivan Koljevic (Prizreni 16) 8.3
Ilter Erdem (Peja) 7.3
Altin Morina (Rahoveci) 6.7
Amin Hot (Trepça) 6.0
Jan Palokaj (Sigal Prishtina) 5.9
Sa i përket formës ekipore, dy skuadrat më të dalluara kanë qenë Trepça dhe Ylli.
Të dyja kanë regjistruar nga dhjetë fitore dhe katër humbje, por për shkak të koshashënimit më të mirë, skuadra nga Mitrovica gjendet në vendin e parë. /Shqip.com
