Sport Shqiptar

Iu pamundësua pjesëmarrja në Botëror, reagon Donjeta Sadiku (VIDEO)

Boksieres Donjeta Sadiku iu privua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Indi. Pas këtij vendimi, plotësisht politik dhe me kushte të pakuptimta, Donjeta ka reaguar përmes një videoje.

Në adresimin e boksieres vërehet qartë zhgënjimi, ndërsa ajo i ka bërë thirrje qeverisë indiane që edhe njëherë të shqyrtojë vendimin e saj. Siç dihet India e lejoi pjesëmarrjen e Donjetës në Kampionatin Botëror, por pa simbolet shtetërore, diçka që natyrisht nuk u pranua nga boksierija dhe Federata e Boksit e Kosovës.

/Shqip.com