Sport Ndërkombëtar

Italia zë vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton ndaj Holandës

(Foto: Getty Images)
(Foto: Getty Images)

Italia e ka mposhtur Holandën në stadiumin De Grolsch Veste në Enschede (3-2), për ta zënë vendin e tretë në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kombeve.

Nikoqirët pësuan në gjysmëfinale nga Kroacia, kurse Azzurrët u mposhtën nga Spanja dhe u mbeti të luanin për medaljen e bronztë, të cilën e fituan italian.

Federico Dimarco pranoi një asistim nga Giacomo Raspadori për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e gjashtë të takimit.

Nuk vonoi dhe Italia e realizoi edhe golin e dytë përmes Davide Frattesit, i cili ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta shfrytëzuan një top të kthyer, të cilin e dërgoi në rrjetë (20’).

Në gjysmën e dytë, Tulipanët e ngushtuan rezultatin me golin e Steven Bergwijn (68’).

Megjithatë, Azzurrët rikthyen avantazhin prej dy gola epërsi me anë të Federico Chiesas (73’), i cili u asistua nga Frattes.

Holandezët nuk u dorëzuan dhe e ngushtuan sërish rezultatin përmes Georginio Wijnaldum, megjithatë kur gjyqtari dha shenjë për fundin e ndeshjes, Italia ishte fituese e duelit për vendin e tretë.

/Shqip.com