Italia triumfon ndaj Belgjikës
Vendi tretë në Ligën e Kombeve është “ngushëllim” për kombetaren italiane.
Azurët kanë mposhtur Belgjikën me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan Shqip.com.
Pjesa e parë në këtë takim ishte e qetë dhe nuk u shënua as edhe një gol i vetëm.
Ndërsa, në 45 minutëshin e dytë ata e tundën rrjetën me anë të Nicolo Barellas në minutën e 47-të dhe kaluan në epërsi 1-0.
Kur belgët u vërsulën për ta barazuar rezultatin, atëherë u ndëshkuan përsëri.
Ishte Dominic Berardi që e dyfishoi epërsinë në këtë ndeshje, pasi shënoi nga pika e bardhë.
E gjitha qka mundën të bëjnë “Djajtë e Kuq” në këtë takim, ishte goli i nderit të cilin e realizuan me anë të Charles De Ketelaere.
Pararakisht, italianët ishin mposhtur nga Spanja në gjysmëfinale, kurse Belgjika kishte pësuar humbje nga Franca./Shqip.com