Sport Ndërkombëtar

Italia merr fronin e të parit të Evropës

Italia është kampioni më i ri i Evropës pasi mposhti pas penalltive Anglinë.

Italianët fituan në penallti me rezultat 3-2.

Nga pika e bardhë për anglezët gabuan Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe penalltinë vendimtare e humbi Bukayo Saka, ndërsa për “Azurrët” nuk u treguan të saktë Andreas Belotti dhe Jorginho.


Ka përfunduar edhe pjesa e parë e vazhdimeve.

Edhe kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por që asnjëra nuk arritën t’i ndryshojë rezultatin.

Kampioni më i ri i Evropës tani do të përcaktohet nga penalltitë.


Ka përfunduar edhe pjesa e parë e vazhdimeve.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pavarësisht kësaj shifrat nuk ndryshuan.


Ka përfunduar koha e rregullt e ndeshjes me rezultat 1-1, përballje kjo që fituesi do të përcaktohet në pjesën e vazhdimeve.

Pjesa e dytë e kësaj ndeshje i takojë tërësisht italianëve të cilët dominuan këtë 45-minutësh.

Ata arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 67-të përmes Leonardo Bonuccit.

Deri në përfundim të kohës së rregullt pati raste nga të dyja skuadrat, por shifrat nuk ndryshuan.


Italia ka arritur të barazoj rezultatin kundër Anglisë.

Golin e shënoi Leonardo Bonucci në miuntën e 67-të të ndeshjes.


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të EURO 2020.

Anglezët e nisën mirë këtë takim pasi shënuan qysh në minutën e dytë përmes Luke Shaw.

Në përgjithësi, kjo pjesë u karakterizua me lojë më të mirë të anglezëve, të cilët kishin raste më të mira për shënim.

Nga ana tjetër, Italia arriti të zhvillojë lojë më ofanzive vetëm pesë minuta pa përfunduar kjo pjesë.


Anglia ka shënuar golin e parë në minutën e dytë të ndeshjes.

Goli u shënua nga Luke Shaw pas një kundërsulmi të nisur mirë nga anglezët.


Fillon finalja e madhe mes Italisë dhe Anglisë.