Lajme

Itali – Angli: Formacionet zyrtare

Itali - Angli, Finalja e EURO 2020

Dy kolosalët evropian, Italia dhe Anglia do të përballen për finalen e madhe të EURO 2020, shkruan Insajderi.

Të dy trajnerët tashmë kanë bërë përzgjedhjet e tyre të lojtarëve për këtë ndeshje.

Roberto Mancini do të nis ndeshjen me formacionin e zakonshëm 4-3-3:

Gianluigi Donnarumma, Emerson Palmieri, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci, Giovanni di Lorenzo, Marco Verratti, Jorginho, Nicolo Barella, Lorenzo Insigne, Federico Chiesa dhe Ciro Immobile janë të përzgjedhurit e tij.

Formacioni i Italisë

Nga ana tjetër, Gareth Southgate do të nis ndeshjne me formacionin 3-4-2-1:

Jordan Pickford, Kyle Walker, John Stones, Harry Maguire, Kieran Trippier, Kalvin Phillips, Declan Rice, Luke Shaw, Raheem Sterling, Mason Mount dhe Harry Kane janë të përzgjedhurit e tij.

Formacioni i Anglisë

Ndeshja do të zhvillohet në “Wembley Stadium” me fillim nga ora 21:00.