Sport Ndërkombëtar

Isufi, kampion i ri botëror në WBF

Shefat Isufi, është shpallur kampion i botës në peshat e lehta WBF.

Ai për të fituar këtë titull mposhti Grigor Saruhanian, në Munih të Gjermanisë.

This image has an empty alt attribute; its file name is shefat-isufi-wbf-wm.jpeg

Gjatë tërë meçit lufta ishte e barabartë, por në fund Isufi e rrëmbeu kurorën.

Vendimi i gjyqtarëve ishte unanim dhe përkoi me rrjedhën e përleshjes.

Tre gjyqtarët i dhanë ndeshjes 117-111 për Isufin.

Boksieri shqiptar ka një rekord prej 33 fitoreve, katër barazime dhe dy humbje, nga ana tjetër Saruhanian ka 16 fitore, pesë barazomë dhe një humbje./Shqip.com