Sport Shqiptar

Istogu shpallet kampion i Kosovës në hendboll

Istogu është kampion i Kosovës në hendboll. Në finale të plejofit, hendbollistet istogase e mposhtën Vushtrrinë.

Ndaj Vushtrrisë i shënuan dy fitore bindëse.

Ndeshjen e parë e fituan 37:24, ndërsa të mërkurën në Vushtrri fituan me rezultat 35:28.

Vetëm në fund skuadra vushtrriase u afrua në shtatë gola.

Istogu kishte epërsi më të lartë gjatë pjesës së dytë.

Për Istogun është titulli i tretë i kampionit në histori dhe i dyti rresht.

Në edicionin me të gjitha fitore, Istogu i është gëzuar edhe Kupës së Kosovës.

/Shqip.com