Sport Shqiptar

Istogu eliminohet nga garat evropiane

Edhe pse e fitoi ndeshjen e parë, skuadra e hendbollit Istogu në kategorinë e femrave është eliminuar nga garat evropiane.

WHC Cair-Skopje arriti ta fitojë përballjen me rezultat 33:26.

Përballja ishte mjaft e barabartë, por skuadra nga Shkupi u tregua më efikase.

Lojtaret më të mira ishin Marija e mysafirëve dhe Tainara dhe Arlinda shënuan nga tetë gola.

Dayana e Istogut po ashtu ishte mjaft efikase duke e quar topin shtatë herë në rrjetë.

Ndeshjen e parë skuadra nga Kosova e fitoi me rezultat 34:33.

/Shqip.com