Lajme

Istog, dy vëllezër tentojnë t’i fusin në makinë dy të mitura

Një tjetër rast i ngacmimit seksual është raportuar gjatë 24-të orëve të fundit.

Rasti është raportuar në Rahovec ku dy vëllezër kanë tentuar që ti fusin në makinë dy vajza të moshës së mitur.

Lidhur më këtë rast, njëri prej tyre është arrestuar ndërsa tjetri është në arrati.

Komuna e Istogut (Foto e ilustruar)

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja që po cilësohet si ngacmim seksual ka ndodhur në ora 21:30 minuta./Shqip.com