Lajme

Istog: Dy të mitur dyshohet se kanë zhveshur dhe fotografuar një të mitur tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Dy të mitur dyshohet se e kanë zhveshur dhe fotografuar një të mitur tjetër.

Kjo është konfirmuar për Shqip.com nga Driton Rugova- zëdhënës në Rajonin e Policisë në Pejë.

“Më 15 nëntor rreth orës 8:30 e kemi pranuar një informacion ku dyshohet se dy të mitur e kanë zhveshur dhe e kanë fotografuar një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut”, tha Rugova.

Po ashtu Rugova ka bërë të ditur se ata janë intervistuar në praninë e avokatëve, prindërve dhe punëtorëve socialë.

“Sipas deklarimeve të dyshuarve rasti ka ndodhur më 11 nëntor”, tha ai.

Rasti është iniciuar si ngacmim, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt theksoi më tutje  Rugova për Shqip.com

/Shqip.com