Sport Shqiptar

Israel Adesanya rikthen titullin e botës në UFC

(Andy Brownbill/AP
(Andy Brownbill/AP

Sportisti luftarak, Israel Adesanya ka rikthyer titullin në kategorinë e mesme në serinë UFC, duke e nokautuar në mënyrë spektakolare rivalin e tij Alex Pereira të shtunën mbrëma në Miami.

I mbështetur me shpinë nga kafazi në rundin e dytë, Adesanya 33-vjeçar lëshoi dy të djathta të fuqishme duke e rrëzuar Pereiran (35).

Me këtë fitore Adesanya nxori hak ndaj tri humbjeve të kaluara që kishte pësuar nga Pereira.

Ai kishte pësuar dy herë në kikboks nga braziliani, si dhe në UFC në nëntor të vitit të kaluar.

Në nëntor Pereira e mposhti me nokaut në rund të pestë, duke ia marrë titullin.

/Shqip.com