Sport Shqiptar

Ismet Munishi: Sa po shoh unë, ne jemi më të fortit

Ismet Munishi

Gjilani, sot doli fitues në kryendeshjen e javës kundër Drenicës me rezultat të ngushtë 2-1.

Këtij triumfi, duket që i është gëzuar shumë, trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, i cili ka bërë një postim interesant në Facebook, shkruan Shqip.com.

“Sa po shoh unë, ne jemi më të fortit, dhe asnjë zë. Qetë dhe e pranoni këtë realitet. Progni është baba dhe pikë”, ka shkruar Munishi, në llogarinë e tij në Facebook.

Trajneri nga Prishtina është i njohur për deklaratat dhe shkrimet e tij, që shumë shpesh ngrisin debate në publik.

47 vjeçari, po synon që këtë sezonë të dalë kampion i Superligës me Gjilanin edhe pse konkurenca është shumë e madhe.

Momentalisht, Gjilani është në pozitën e tretë në tabelë, me 17 pikë, aq sa ka edhe Drenica e vendit të dytë.

Ndërsa, lider është Ballkani me 18 pikë./Shqip.com