Sport Shqiptar

Ismet Munishi: Jam krenar që i përkas këtij populli

Ismet Munishi

Në 14-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës – nuk ka munguar – urimi nga një nga trajnerët më karizmatik në futbollin vendor.

I pari i SC Gjilanit, Ismet Munishi ka bërë një shkrim në Facebook – nëpërmjet të cilit i ka uruar të gjithë – për këtë datë historike.

Ai ka shkruar ndër të tjera se “jam krenar që i përkas këtij populli dhe shteti”.

“Nese një popull e ka meritu pavarësinë dhe nëse nkë popull ka punuar me gjenerata për ta jetësuar ëndrrën e të gjithë shqiptarve dhe ka paguar qmim të lartë, për ketë shtet që tash kemi , atëherë unë jam shumë krenar që i perkas këtij populli dhe këtij shteti .

Urime pavarësia populli ma unik ne botë. Lavdi e përjetshme dëshmorve të kombit”, ka shkruar ai në Facebook.

Munishi – po e synon trofeun e Superligës në këtë sezon – në krye të “skifterave”.

Skuadra që ai udhëheq gjendet në vendin e tretë, me 36 pikë të grumblluara.

Vetëm një më pak se Drita që është lidere.

Teksa – në rrugë të mirë është edhe në kupë – ku gjendet në çerekfinale, pasi paraprakisht e kishte mposhtur Dukagjinin. /Shqip.com

Tabela e Superligës