Sport Shqiptar

“Ismet baba” dhe lëvizjet e tij në futbollin e Kosovës

Ismet Munishi

Njihet si “Ismet baba”. Skuadrat i ka ndërruar shpesh, por vëmendjen nuk e ka humbur asnjëherë.

Ismet Munishi është njëri ndër trajnerët më karizmatikë në Kosovë. Herë për shkak të rezultateve, herë për shkak të deklaratave, ai është thuajse gjithmonë temë diskutimi në futbollin vendor.

Që nga viti 2013, ai ka ndërruar tetë skuadra – fakt ky që e e bërë atë të familjarizohet thuajse me çdo tifozëri të futbollit kosovar.

Pasi e mbylli karrieren e bujshme si futbollist, ai fillimisht, ai ishte drejtor sportiv i Llamkos Kosova. Pastaj edhe trajner i tyre, ku së bashku arritën suksese të jashtëzakonshme dhe ndër të tjera e fituan edhe Superligën e Kosovës.

Dënohet Ismet Munishi – Gazeta Alo
Ismet Munishi – sa ishte pjesë e Llamkos Kosova

Në atë ekip, Munishi e “zbuloi” një “diamant”, të quajtur Milot Rashica, i cili aktualisht është futbollist i Norwich Cityt dhe luan në Premierligë.

Pas Vushtrrisë, ai e filloi edhe një aventurë tjetër me Hajvalinë, ekip që për president kishte këngëtarin Meda dhe shpenzuan shumë para për të krijuar një ekip serioz. Në fund nuk arritën të shpalleshin kampion të Superligës – përkundër faktit që ishin një skuadër simpatike.

“Baba” zbarkoi në Gjilan, ku u emërua trajner i Dritës, aventurë kjo që nuk zgjati shumë gjatë për arsye të ndryshme dhe një vit më pas, ai u ul në stolin e trejnerit të KF Vëllaznimit ku qëndroi për një gjysmësezon dhe u largua për shkak të problemeve financiare.

Ismet Munishi: Drita ka filluar objektivat e saj - Rajonipress.com
Ismet Munishi – sa ishte pjesë e Dritës

Por edhe më e shkurtër se në Vëllaznim ishte periudha e tij te Feronikeli, me të cilët i ndau rrugët shumë shpejtë për shkak se siç tha ai në një intervistë “Nuk munda ta bartë mentalitetin tim te skuadra”.

Merak duket që atij i kishte mbetur qyteti i Gjakovës, sepse u rikthye edhe një herë në ekipin e Vëllaznimit, por tani ata garonin në Ligën e Parë.

Kësaj radhe ana financiare në Vëllaznim ishte tejet stabile, por rezultatet munguan dhe pa përfunduar sezoni, “Baba” ndërroi ambient përsëri.

Radha i erdhi njërit nga skuadrave më të vjetra në Kosovë, KF Besës që garonte në Ligën e Parë. Edhe te Besa ai nuk qëndroi më shumë se gjysmësezoni, pasi përsëri ana financiare e ekipit e shtyu atë të japë dorëheqje. Skuadra po kalonte në formë fenomneale.

Lajmi i fundit: Ismet Munishi jep dorëheqje nga Vëllaznimi - Insporti
Ismet Munishi – sa ishte pjesë e Vëllaznimit

Pas Vëllaznimit, ai e mori në drejtim një klub që nuk kishte shumë traditë në Superligë, pra, FC Ballkanin.

Me Ballkanin, ai zhvilloi një supersezon, ku e krijoi një idenitet – me lojë të bukur, pasime të shpejta dhe ishin në garë për të fituar edhe Kupën edhe ligën, por u rrëzuan në të dyja frontet, ama ky nuk mund të quhej dështim.

Ekipi nga Suhareka, paraprakisht “luftonte” për mbijetesë, kurse me Munishin u shndërruan në një “arrë të fortë”.

Ismet Munishi, arkitekt i 'magjisë' Ballkani - Insporti
Ismet Munishi – sa ishte pjesë e Ballkanit

Pasimet e shpejta dhe loja e bukur – bënë që shumë fasna të futbollit vendor ta përkrahin Ballkanin, ani pse vinin nga qytete të ndryshme. E gjithë kjo meritë i “faturohej” Munishit.

Pas sezonit të parë që ishte një befasi e ëmbël, në të dytin FC Ballkanit iu bashkuan shumë futbollistë me përvojë dhe synimi ishte i qartë: Që të shpalleshin kampion.

Në Suharekë, ai zbuloi tre “diamantë”, Blendi Baftiu, Arbër Hoxha dhe Jetmir Topalli. Dy të fundit tashmë luajnë në Evropë(Kroaci dhe Turqi).

Ani pse Ballkani ishte mirë në tabelë, me vetëm tri pikë më pak se Drita që ishte lidere, befasisht Ismet Munishi u shkarkua.

Pas këtij shkarkimi, të habitur mbetën të gjithë fansat e futbollit vendor, por “bomba ende nuk kishte lansuar”.

Munishi, që në të kaluarën kishte qenë trajner i Dritës, iu bashkua rivalëve të tyre të qytetit – SC Gjilanit. Me Gjilanin ai ka nënshkruar kontratë 18 mujore me objektiva për të dalur në Evropë dhe për ta fituar titullin.

Komisioni disiplinor e dënon me 500 euro Ismet Munishin, kjo është arsyeja  - BOTA SOT E RE
Ismet Munishi – prezantimi i tij te SC Gjilani

Sezonën vjeshtore e mbylli në vendin e parë, ndërsa rruga për deri te titulli është e gjatë, por jo e pamundur./Shqip.com