Sport Ndërkombëtar

Ismajli në formacionin e muajit së bashku me Messin e Haaland

Faqja e njohur, SofaScore ka publikuar formacionin e muajit, duke u bazuar në vlerësimet e marra në ndeshje.

Pjesë e këtij formacioni në mesin e yjeve botëror është edhe qendërmbrojtësi shqiptar i Empolit, Ardian Ismajli, i cili është vlerësuar me notën 7.5.

Ai e ka filluar stinorin mjaft mirë duke qenë shtylla kryesore e mbrojtjes për skuadrën e Empolit.

25-vjeçari ka bërë pesë paraqitje deri më  tani në të gjitha garat.

Pjesë e këtij formacioni janë edhe Hernandez, Alvarez dhe Pavard.

Savanier dhe Kimmich e përbëjnë qendrën e mesfushë, me Messin, Neymarin dhe Sotoca që janë treshja pas sulmit.

Derisa këtë formacion e udhëheq Haaland, i cili e ka filluar jetën në Premier League në mënyrën më të mirë të mundshme./Shqip.com