Sport Shqiptar

Ismajli flet pas golit me Italinë: Jam në formë të mirë, e kam pritur golin

Shqipëria u mund në “Air Albania” me rezultatin 1-3 përballë Italisë në miqësore.

Mbrojtësi nga Kosova, Ardian Ismajli ishte ai që shënoi për kuqezinjtë në këtë sfidë dhe për këtë gjë ai u ndje shumë i lumtur, por kërkon akoma më shumë punë për të bërë më mirë.  “Të them të drejtën kemi bërë një ndeshje të madhe. Kemi luftuar deri në fund. E kam pritur golin. Jam në një formë mjaftë të mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu. Pas golit na zuri euforia. Goli i parë ishte pak fat, i dyti me kundërsulm. Me punë dhe përkushtim mund t’i korrigjojmë këto gabime”, u shpreh Ismajli pas ndeshjes për “Super Sport”.

Shqipëria pas tri ditësh, më 19 nëntor, do të luajë ndeshjen tjetër miqësore, kundër Armenisë.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Shqipërisë për këtë vit.

/Shqip.com