Ismaili tregon si do të duket këtë vit “NEWBORN-i”
Krijuesi i obeliskut “NEWBORN”, Fisnik Ismaili ka treguar për kuptimin e këtij objekti për 16-vjetorin e Pavarësisë. Ai ka thënë se obelisku këtë vit do të jetë pa gjemba, pasiqë këtë vit kosovarët mundën të udhëtojnë pa viza.
Ai ka deklaruar se gjysma e punës ka përfunduar dhe se do të jetë e gatshme për 17 shkurt.
“Çka po shihet këtu 60 për qind e punëve janë kryer, një ditë para pavarësisë punimet kryhen, largohen skelet dhe në ditë të pavarësisë është monumenti i kryer e nuk e vonojmë. Titulli është 7 qiejt, para disa viteve ka qenë një qiell me tela e gjemba si mesazh botës që na izoluar, 7 qiej, 7 shkronja, secila shkronja ka diçka të një qyteti ku mundemi me shku, është mesditë, duke perënduar dielli ose natë ose duke lindur dielli në ato 7 qytete që kemi i qit në shkronja”, deklaroi ai.
“Tregimi për “NEWBORN-i” është libër në veti, me pak fjalë ai ka qenë ide ku ne kemi dashur ta përshkruajmë ditën e shpalljes së pavarësisë më një fjalë, dhe qëllimisht është zgjedhur fjala në anglisht për ti a dhënë mesazhin krejt botës”, ka thënë Ismaili.
Ismaili ka folur edhe për propozimet që kanë shkuar në adresë të tyre, duke veçuar një për Gjykatën Speciale.
“Idetë për mesazh mundet me jep çdokush, është komisionin në institut të mbrojtjes që e aprovon ose jo, përkrahje s ka, kushdo që mundohet me dal në ide duhet me dal e me ngjyros me financim të vetin që është sfidë, din me u bë shumë ftoftë, merr ditë me ngjyros, për momentin jemi ne. Propozime ka pas një herë, ka pasur të bëj me Gjykatën Speciale dhe se me çka po ndodh UÇK qysh po i njolloset emri”.
Ismaili tregoi edhe mesazhin e parë të publikuar më 17 shkurt 2008.
“Koncepti i parë ka qenë nënshkrimi ku njerëzit janë ndjerë kinse po e nënshkruajnë deklaratën e Pavarësisë në monument dhe çdo vjet sa herë që ngjyrohet jep mesazh në krejt botën se mesazhi ka të bëj me Kosovën në raport me botën”, u shpreh ai.
Por si erdhi ideja që një monument i tillë, që të shpërndahen nëpër gjithë botën, tregon vetë Ismaili.
“Unë kam jetuar për 13 vite në Angli, në çdo reportazh e artikull që i kam parë për Kosovën, ndonëse ishin të mira fotografitë imazhi ka qenë një shtëpi pa kulm, një plak pa dhëmb, një fëmijë duke u ‘qyrrav’, kurrë s’ka pasur asnjë fotografi më të mirë që tregon se ne dimë më mirë, dhe ajo ka qenë nxitësi kryesor pse e kemi bërë “NEWBORN-in” dhe kemi dashur me dal në çdo gazetë e që ka dal pas shpalljes të Pavarësisë”, u shpreh Ismaili.
Tutje, ai tregoi edhe problemet me të cilat është ballafaquar ndërvite për monumentin i cili tashmë ka zënë vendin e vet.
“Propozimi është bërë 11 ditë para shpalljes të pavarësisë mandej na u është dashur shumë mund atyre që e kanë organizuar atë se çfarë po duam të bëjmë, dhe tri ditë para shpalljes të pavarësisë kanë thënë po e pranojmë si pjesë zyrtare e manifestimit, e mandej ka dal që është pjesa më kryesore pas shpalljes së pavarësisë, e ka kulmuar mbrëmjen dhe atu si ka përfunduar përkrahja nga pushteti. Pesë vite nuk më kanë lënë më ngjyros, i kemi pasur disa probleme, kyçja në politikë i ka bërë njerëzit me ngurru ndonëse “NEWBORN-i” asnjëherë s’ka jep mesazhe politike mirëpo që ka të bëj me Kosovën nëpër botë, ambienti, viktimat e luftës, Gjykata Speciale, muret domethënë mesazhe të forta me të cilat Kosova është ndërlidh me botën, tash është në mbrojtje në institutin e mbrojtjes së monumenteve, para 3 vjet iu ka bë bazamenti, çdo send është dashur me shty , por sot e ka krijua venin, traditën e vet”, u shpreh ai. /EO
/Shqip.com