Lajme

Ismaili thotë se nuk ka qenë e lehtë “ta dëgjosh” incizimin e Kusari-Lilës

Deputeteja Mimoza Kusari – Lila, në audio-incizimet e publikuara dëgjohet teksa i thotë Slavko Simiqit, të Listës Serbe, se Urain Ismaili i PDK-së, “është një idiot patetik”.

Ndërkaq, Ismaili, tha se nuk ka qenë e lehtë ta “dëgjosh një gjë të tillë nga Kusari – Lila”.

“Nuk ka qenë e lehtë, të dëgjosh duke të ofendu dikush në mënyrë personale. Kusari – Lila, e ka konsideru me më quajt ashtu për shkak të qëndrimeve publike, e kam kritiku atë është e vërtetë”, tha ai në Dukagjin.
Ismaili, u shpreh se këto ofendime Kusari – Lila i ka bërë për shkak të qëndrimeve të tij publike, dhe kritikës që e ka pasur ndaj saj, kur kjo e fundit i ka thënë Listës Serbe, të dalin të protestojnë me veteranët.

“E kam kritiku publikisht kur ka thënë Listës Serbe pse s’po dilni edhe ju me protestu me veteranët, ka qenë e ulët, josensitive. Me pa Simiqin me dikë që i ka humb gjymtyrët pikërisht nga regjimi që i jep llogari, për mua ka qenë fyerje kombëtare. T’i thuash Listës Serbe dil përkrah, mu ka duk që i ka thënë jeni njësoj. Kam konsideru që duhet të distancohet nga deklarimi i saj”, tha ai.

/Shqip.com