Lajme

Ismaili: S’jemi të njëjtë me Vetëvendosjen, ne kemi qeverisur më mirë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kanë qeverisur më mirë sesa Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, kanë më shumë suksese, ndërkaq akuzon se Lëvizja Vetëvendosje ka afera korruptive.

Ai në Pressing të T7, ka thënë se sikur atij “t’ia gjenin 60 mijë euro në banesë atëherë nuk do të mundte të shkonte në punën siç bëjnë njerëzit e VV-së”.

“Krahasimi është i padrejtë, ne do të qëndrojmë në debate me Lëvizjen Vetëvendosje. Ju garantoj se ne do të dalim shumë më të përgjegjshëm që e kemi respektuar ligjin më shumë, po flasim për ne jemi në studiu. Kemi ndalur afera korruptive shumë më të mëdha sesa këta janë duke i krijuar, por ka qenë klima e tillë”, ka thënë ai.

“Unë mendoj që nuk jemi të njëjtë, mendoj që ne qeverisjet tona kanë qeverisur më mirë dhe me shumë suksese”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thanë se në degën e Prishtinës ka garuar gjashtë herë, ku tri herë ka fituar.

Sipas tij, PDK-në nuk mundet ta konsideroj siç e ka lënë Kadri Veseli, duke shtuar se ka ndryshuar koha.

Por ai thotë se nuk ka ndryshuar nga vlerat që ka parë në PDK, duke përmendur atdhedashurinë.

“Unë jam PDK, nuk kam kompleks me më tregu dikush sa PDK je. Kohën më te mirë të jetës tem e kam dhënë në PDK në aktivizëm politik. Kam garuar gjashtë herë, kam humbur tri herë, 50 me 50 e kam. A më duhet një PDK që unë mundem më udhëheq  si kryetar i degës së Prishtinë e që i përgjigjet qytetarëve të Prishtinës, natyrisht që po. Nuk mundem me konsideru PDK-në si me ka la Kadri Veseli me tha s’mundem me ndrru. Unë e konsideroj PDK-në vlerë”, ka thënë ndër të tjera Ismaili.

/Shqip.com