Kulturë

Ismail Kadare nderohet nga Komuna e Gjilanit

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është nderuar nga Komuna e Gjilanit.

Në një ceremoni, ku i pranishëm ishte vetë Kadare, shkrimtari mori vlerësimin nga Komuna.

Gjatë ceremonisë së nderimit, Kadare u cilësua si emblemë e kohës dhe i papërsëritshëm.

 “I papërsëritshëm. Zoti Kadare, ju jeni emblemë e kohës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e mikëpritjes së tij.

Kadare është shprehur më pas, se janë pikërisht lexuesit, ata që e mbajnë gjallë atë.

“Jeni ju lexues, që më mbani gjallë”, shprehet Kadare.

“Kënaqësi që jemi mes jush. Në Kosovë kemi ardhur  me gëzim të madh sa herë që jemi ftuar”, thotë bashkëshortja e Kaderes, Helena.

Ismail Kadare cilësohet si shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.

Ndryshe, në shtator, Kadare mori nënshtetësinë e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës shkrimtarit shqiptar me famë botërore.

/Shqip.com