Sport Shqiptar

Islandë -Shqipëri: Mbyllet pjesa e parë, goli i Seferit (Video)

Djemtë e Edi Reja-s po triumfojnë në ishullin e largët verior të Islandës.

Pas një dominimi në pjesën e parë, “Shqiponjat” arritën të gjenin golin e qetësisë.

Golashënues ishte anëtari i Kf Tiranës, Taulans Seferi në minutën e 30-të.

Ai realizoi pasi u gjend mirë nga një pasiguri e portierit Runarsson që nuk arriti të kapë topin.

Pamjet: Supersport.al

Gjyqtari Pawson dha një minut shtesë para se të sinjalizonte për pushimin 15-të minutësh, me dyja skuadrat që kërkojnë rezultat të mirë me tu kthyer në pjesën e dytë.

Kështu siç po qëndron rezultati, kombëtarja kuqezi është e para në grup me tre pikë.

Tabela aktuale e Grupit 2 në Ligën e Kombeve

Përndryshe, ndeshja e paraparë kundër Rusisë nuk u luajt fare sepse UEFA dhe FIFA përjashtuan atë nga garat e tyre si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. /Shqip.com