Sport Shqiptar

Islandë – Shqipëri: Formacionet zyrtare

Shqipëria nis edicionin e tretë të Ligës së Kombeve në udhëtim te Islanda.

Takimi do të luhet në “Laugardalsvollur” të Rejkavikut fillon në ora 20:45.

Trajneri i kuqezinjve, Edi Reja ka vendosur për formacionin 3 – 5 – 2.

Formacioni i Shqipërisë

Etrit Berisha do të jetë mes shtyllave, teksa përballë do ta ketë treshen e qendërmbrojtësve si Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismaili.

Krahët u janë besuar Balliut të Vallecanos dhe Hysajt të Lazios.

Mesfusha përbëhet nga Gjasula, Abrashi dhe  Endri Çekiçi, përderisa para portës së ishullorve veriorë do të rrezikojnë dyshja e sulmit Seferi dhe Cikalleshi.

Ndërkohë, kombëtarja e Islandës do të zbresë në fushë me skemën 4-3-3.

Trajneri Arnar Vidarsson ka bërë tre ndryshime krahasuar me barazimin 2-2 ndaj Izraelit në Haifa.

Formacioni i Islandës

Kjo është ndeshja e parë e Shqipërisë në këtë edicion të këtij kompeticioni, pasi dueli i paraparë kundër Rusisë nuk u mbajt për shkak të përjashtimit të tyre nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s. /Shqip.com