Sport Shqiptar

Islami largohet nga “intelektualët” dhe i bashkohet “skifterave”

Përparim Islami

Përparim Islami do e vazhdojë karrierën në Gjilan, por ka ndërruar skuadër.

Nga FC Drita, ai ka kaluar në SC Gjilani.

Mbrojtësi i krahut të djathtë dhe “skifterat” kanë nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2024.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit.

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Përparim Islami. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite. Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Islami – ishte bashkuar me “inteltkualët” në sezonin e kaluar, por kjo “aventurë” nuk i doli e suksesshme.

Ai vinte nga një lëndim që e kishte lënë jashtë fushës së gjelbër për një kohë të gjatë – dhe nuk arriti të zë vend si startues në formacionin e Ardian Nuhiut.

Tashmë, ai do jetë nën urdhërat e Zekirija Ramadani – që ditë më parë e mori timonin e kësaj skuadre.

Edhe këtë sezon – SC Gjilani konsiderohet si një nga skuadrat favoritë që do të “luftojë” për titull.

Ky ishte transferimi i kartët i gjilansve në këtë afat kalimtar, pasi paraprakisht kanë nënshkruar edhe me Baton Zabërgjën, Mevlan Zekën dhe Besart Krivanjeva. /Shqip.com