Lajme Botë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin me 84 viktima pranë varrit të gjeneralit Soleimani

ISIS ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet që ndodhën pranë vendit ku është varrosur komandanti në Iranin jugor.

Të paktën 84 persona u vranë dhe 284 u plagosën në shpërthimet e së mërkurës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, në atë që u cilësua si sulmi më vdekjeprurës në Iran që nga revolucioni i vitit 1979.

Krahu mediatik i ISIS-it Al-Furqan lëshoi ​​një deklaratë të enjten, më shumë se 24 orë pas shpërthimeve, me anë të të cilës bëri të ditur se dy kamikazë, të cilët janë vëllezër, shpërthyen jelekët që mbanin veshur teksa turmat grumbulloheshin për përvjetorin e katërt të vrasjes së Soleimanit, në vendlindjen e tij në Kerman.

ISIS e konsideron degën shiite të Islamit si heretike dhe ka shënjestruar edhe herë të tjera faltoret dhe vendet fetare në Iran.

Përpos deklaratës, grupi ekstremist nuk ofroi prova të tjera për autorësinë mbi shpërthimet. Numri i të vdekurve të siguruar nga ISIS ishte gjithashtu dukshëm më i lartë se ai i raportuar nga zyrtarët iranianë.

Irani nuk ka bërë ende komente rreth kësaj çështjeje.

/Shqip.com