Lajme

ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën

Në nje video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, në mesin e 60 flamujve shihet edhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës, raporton media zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.

Madje është edhe flamuri i Turqisë krah vendeve të ndryshme të globit që konsiderohen nga terroristët “armiq të shtetit islamik që duhen goditur”.

Sipas burimeve të Shërbimi Federal të Inteligjencës (SRC) në Bernë, aktualisht në Zvicër janë 41 persona nën hetim. Për dallim nga viti i kaluar, lidhjet me terrorizmin janë dyfishuar.

Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare dhe madje dëshiron t’i zgjerojë ato gjatë verës. Disa forca politike zvicerane po kërkojne të njëjtën gjë për Zvicrën.

Në rast të një kërcënimi serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme, Zvicra, si një shtet Schengen, mund të rifusë kontrollet kufitare.

Sa i përket përfshirjes apo lidhjeve të shqiptarëve me terrorizmin qoftë islamik apo ndërkombëtar, për dallim nga vitet e mëparshme viteve e fundit, kjo shifër është në rënie.

Bën përjashtim rasti i fundit në Schaffhouse i një adoleshenti nga Italia, me origjinë kosovare, ndaj të cilit rast policia kantonale po vazhdon hetimet.

/Shqip.com